Pseudoeksudatet: Kur Kriteret e Light-it Klasifikojne Gabim

Pseudoeksudatet: Kur Kriteret e Light-it Klasifikojne Gabim

Ilir Halili

Pneumolog

3 min lexim

Kur lengu pleural ploteson kriteret e Light-it (Light's criteria) per eksudat, reagimi i pare i shumices se klinicisteve eshte ta trajtojne ate si eksudat te vertete dhe te fillojne punen diagnostike perkatese, kryesisht per te gjetur nje infeksion, malinjitet, tuberkuloz . Kriteret jane ndertuar pikerisht per kete qellim dhe jane shume te ndjeshme (sensibilitet i larte). Ato identifikojne sakte 98% te eksudateve, por specificiteti mbetet modest, vetem 72%. Ky hendek praktik shpjegon pse rreth 25–30% e transudateve te verteta klasifikohen gabimisht si eksudate. Keto quhen pseudoeksudate, dhe njohja e tyre shpeton pacientin nga pune diagnostike te panevojshme, kur shkaku i vertete me i zakonshem eshte insuficienca kardiake ose ciroza.

Kur lengu pleural ploteson kriteret e Light-it (Light's criteria) per eksudat, reagimi i pare i shumices se klinicisteve eshte ta trajtojne ate si eksudat te vertete dhe te fillojne punen diagnostike perkatese, kryesisht per te gjetur nje infeksion, malinjitet ose tuberkuloz . Kriteret jane ndertuar pikerisht per kete qellim dhe jane shume te ndjeshme (sensibilitet i larte). Ato identifikojne sakte 98% te eksudateve, por specificiteti mbetet modest, vetem 72%. Ky hendek praktik shpjegon pse rreth 25–30% e transudateve te verteta klasifikohen gabimisht si eksudate. Keto quhen pseudoeksudate, dhe njohja e tyre shmang pacientin nga ekzaminime diagnostike te panevojshme, kur shkaku i vertete me i zakonshem eshte insuficienca kardiake ose ciroza.


Pse Ndodhin Pseudoeksudatet

Shkaqet me te shpeshta jane tre: perdorimi i diuretikeve, i cili rrit proteinen ne lengun pleural permes riabsorbimit te ujit; punksioni traumatik (torakocentezat traumatike ose me sakte trauma gjate kryerjes se torakocentezave), i cili rrit LDH-ne (Lactate Dehydrogenase) ne leng per shkak te hemolizes; dhe gjendja post-CABG (Coronary Artery Bypass Grafting), ku pastrimi limfatik i demtuar rrit proteinen ne leng. Ne secilin rast, shkaku themelor i versamentit nuk eshte inflamator apo malinj, por jane vete kushtet laboratorike ato qe e shtyjne lengun pertej kufinjve te Light-it, duke e etiketuar gabimisht si eksudat.


Si Korrigjohet Klasifikimi

Kur dyshimi klinik per insuficience kardiake ose ciroze mbetet i larte, pavaresisht etiketimit si "eksudat", dy mjete ne ndihmojne per saktesime te metejshme: I pari eshte gradienti i albumines mes gjakut (anglisht: serum) dhe lengut pleural: nje vlere mbi 1,2 g/dL (ose raport leng pleural/gjak nen 0,6) rikualifikon sakte rreth 80% te ketyre rasteve si transudate te verteta. I dyti eshte NT-proBNP (N-Terminal pro-Brain Natriuretic Peptide) ne gjak — nje vlere mbi 1500 pg/mL eshte shume sugjeruese per insuficience kardiake ne kete kontekst (NT-proBNP ne vete lengun pleural shton pak, pasi korrelon ngushte me nivelin ne gjak).

Kur situata mbetet e paqarte, ekziston edhe nje pikesim (score) 5-parametrash, i vleresuar deri tani ne nje studim te vetem: mosha ≥75 vjeç (3 pike), gradienti i albumines gjak / leng pleural >1,2 g/dL (3 pike), LDH ne leng <250 U/L (2 pike), versament bilateral (2 pike), dhe gradienti i proteines gjak / leng pleural >2,5 g/dL (1 pike). Nje total ≥7 pike identifikon pseudoeksudatin me saktesi 92% ne ate studim.

Vlen te theksohet se, edhe pas gjashte dekadash perpjekjesh, asnje alternative s'ka arritur ta kaloje saktesine e kritereve origjinale te Light-it. Kriteret e modifikuara dhe qasjet me nje test te vetem nuk kane treguar permiresim dhe nuk perdoren ne praktike; qasja Bajesiane mbetet e pazbatuar per shkak te kompleksitetit, jo per saktesi me te dobet. Versioni i shkurtuar, i cili ben perjashtim te pjesshem, duke hequr nje kriter (kriterin 2), arriti te ruante te njejten saktesi, pa e kaluar ate.

Ne praktike, kjo do te thote qe etiketa "eksudat" nuk duhet trajtuar si perfundim diagnostik, veçanerisht kur pamja klinike vazhdon te sugjeroje nje shkak transudativ. Nje kontroll i shpejte me gradientin e albumines, ose me pikesimin 5-parametrash kur dyshimi mbetet, mund ta shmange ekzaminime diagnostike te panevojshme.

Keywords

Burimet

1. Chopra A, Hu K, Feller-Kopman D, Judson MA. Pleural Fluid Analysis: Maximizing Diagnostic Yield in the Pleural Effusion Evaluation. CHEST 2025 (How I Do It — Thoracic Oncology). 2. Porcel JM, Ferreiro L, Civit C, et al. Development and validation of a scoring system for the identification of pleural exudates of cardiac origin. Eur J Intern Med. 2018;50:60-64.

Shpërndaj artikullin:

Reklamë